Flash News

KRYESORE

Pas 8 vitesh si zv/ministre, Nora Malaj kupton se ka ardhur koha për një erë të re në arsim

Pas 8 vitesh si zv/ministre, Nora Malaj kupton se ka ardhur koha për

Nëse ka një person që mban mbi supe një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për dështimin dhe sukseset e dy qeverive, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, në fushën e arsimit, ajo është padyshim zv/ministrja Nora Malaj.

Malaj është emëruar zv/ministre e Arsimit në vitin 2009-të, kur LSI dhe PD qeverisnin së bashku, periudhë ku lulëzuan universitetet private, një pjesë e madhe e të cilave u mbyllen me ardhjen e qeverisë së re, ku zonja Malaj ishte sërish zv/ministre. Në mandatin e parë në pushtet të Malajt, ministria ku ajo është numri dy, miratoi vendimin për kalimin e doktoraturave te universitetet private, që u kritikua jo pak nga akademikë dhe pedagogë të ndryshëm.

Në katër vjeçarin e dytë si zv/ministre në qeverinë e Edi Ramës, në duart e Nora Malajt ka kaluar edhe ligji për arsimin e lartë, i kritikuar shumë së fundmi nga LSI, partia e zv/ministres. Gjithashtu, opozita është shprehur kundër ligjit duke paralajmëruar shfuqizimin e tij.

Tashmë që është në fund të qeverisjes tetë vjeçare, zonja Malaj e ka kuptuar se në arsimin shqiptar ka ardhur koha për një erë të re.

“Një nga sfidat e para që së bashku me ekipin e LSI, do të bëjmë, është që japim shansin dhe të fillojmë një erë të re në sistemin e arsimit, duke futur  ushqimin si pjesë e domosdoshme, por jo ushqimin si të detyruar por, bio me standard dhe cilësi”, raportohet të ketë thënë zv/ministrja gjatë një takimi me simpantizantë të LSI në Durrës.

E kush më mirë mund ta thotë këtë se një person që ka qëndruar për 8 vite në krye të politikave arsimore në Shqipëri.

Të fundit