Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas akuzave, Gaz Demi paralajmëron Berishën: Mbaje gojën se ta jap përgjigjen në mes të rrugës që të habitet gjithë dynjaja!
Ish kryeministri Sali Berisha ditë më parë publikoi në Facebook mesazhin e një qytetari, se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar me biznesmenin Gaz Demi dhe ish-deputetin e PS, Dashamir Peza.
“Saimir Tahiri i dërgon Ramës përsëri Gaz Demin së bashku me Dash Pezën!”, shkuante Berisha, teksa publikoi dhe denoncimin.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Presidenti i klubit të futbollit Partizani dhe biznesmeni i njohur, Gaz Demi, i është përgjigjur ashpër akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në reagimin e tij, për “Respublica” Gaz Demi, i thotë Berishës se nuk e njeh mirë, por njerzit e afërt të tij e njohin mjaftueshëm. Ndërsa më tej e paralajmëron duke i thënë, ‘Mbaje gojën se ta jap përgjigjen në mes të rrugës që të habitet gjithë dynjaja!!!”.
Reagimi i biznesmenit Demi:
“E di se nuk është shumë e vlefshme në këtë vendin tonë që të replikosh me politikanët. E di për shkak se jeta ma solli ta njoh nga afër të vërtetën e këtyre “burrave të pushtetshëm” të Shqipërisë, por edhe sepse për profilin tim si biznesmen, e pranoj se kjo është pjesë e riskut të punës. Por ky reagim i imi sot nuk i drejtohet vetëm z. Sali Berisha, por ai është edhe një shenjë respekti për atë pjesë të njerëzve që më njohin për atë që jam dhe që bëj e që janë shurdhuar së fundmi me legjendën e Gaz Demit që vendos dhe lëviz fijet e çdo maskarallëku në Shqipëri.
- Berisha ka disa muaj që më sulmon personalisht duke kërkuar t’i japë shpjegim realitetit politik me emrin tim, të qetësojë dyshimet dhe paranojën e vet për të cilat edhe ai nuk e di se nga i burojnë më, apo edhe të bëjë lojërat e veta të vogla, duke u spërdredhur me letra anonime dhe me thashetheme që i shet si informacion top – secret.
Duke t’u drejtuar ty Sali Berisha, po të them diçka që ti e kupton mirë se çfarë do të thotë: Unë jam Gaz Demi. Dhe ti s’më njeh mirë. Më njohin njerezit e tu, mjaftueshem, por ti me njeh mire Mbiemrin. Më njeh edhe si Gazi, por edhe si mbiemër për familjen nga e cila vij. Ti je bërë si ata burrat që siç thotë populli,burrë buçe. Të siguroj se unë di t’i mbroj të dyja: edhe Gazin që e njeh një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës, por edhe Mbiemrin të cilin zotrote e ke dëgjuar mjaft mirë edhe nga historia. Besoj se e kupton se çfarë dua të them.
Duke iu drejtuar të gjithë atyre që na dëgjojmë dhe njohin, apo edhe opinionit, unë po mjaftohem duke deklaruar se edhe Unë të njoh shumë mirë se kush je ti dhe ata që të kanë detyruar të katandisësh veten në këtë pikë. Ta njoh lojën dhe besoj se ta di edhe hallin. Është hall i ndryshëm nga hallet e mias i njeri i biznesit.
Unë nuk fshihem, unë punoj aty ku kam punuar përherë. Unë nuk nis ditën me filtrimin apo shpikjen e letrave anonime, as edhe kaloj kohën në kater e sipërme të kullave ku nuk shihet mirë se kush dhe kush del. Unë, për ta thënë me një fjalë që ka dalë tani vonë e që unë pak kam dëgjuar: nuk jam off shore si dikush tjetër.
Sot ti ke shkelur edhe një kod etik që besoja se nuk do ta kaloje. Ke përmendur familjen në ato statuset ku prej 5 vitesh ke ngritur foltoren e përgojimit.
Zotëri!
Unë jam burri i një gruaje dhe baba i tre gocave qe po te paralajmeroj publikisht edhe si shqiptar:
Mos e trash zullumin dhe mbaje atë gojë! Une nuk jam deputet i popullit sic e quan veten ti po jam popull qe di të ta jap përgjigjen edhe ne mes te rruges qe te habitet gjithe dynjaja!!!
Shpresoj të jetë hera e fundit që të merrem me ty publikisht!”, mbyll reagimin e tij Gaz Demi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38