Flash News

KRYESORE

Pas akuzave për betonizimin e Tiranës, Veliaj artikull të sponzorizuar në mediat gjermane për gjelbërimin e kryeqytetit?

Pas akuzave për betonizimin e Tiranës, Veliaj artikull të

Vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit për ndërtimin e disa kullave në kryeqytet kanë vënë në qendër të vëmendjes kryebashkiakun Veliaj për betonizmin e kryeqytetit, megjithëse ai erdhi në krye të bashkisë me premtimin 'zero ndërtime'.

Pas mediave amerikane dhe italiane, këtë herë ishte rradhe e gazetës gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’, e cila i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Forumit vjetor të arkitektëve dhe urbanistëve gjermanë, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve 3 vitet e fundit.

Gazeta gjermane ndalet tek transformimi i qendrës së Tiranës dhe për nismën e Pyllit Orbital, duke përmendur edhe zbukurimin e fasadave dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Gazeta shkruan se më në fund një politikan foli me vizion kurajoz, që i ka dhënë arkitekturës edhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese.

“Në fakt, temës komplekse të Samitit iu rikthye humori vetëm kur Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës, shpjegoi se si u transformua qendra e rrënuar e qytetit. Makinat jashtë qendrës. Një brez i gjelbër orbital po e rrethon. Zbukurimi i fasadave. Pjesëmarrje qytetare! Disa gjëra mund të kenë ngjyra të bukura, por më në fund një politikan foli me një vizion kurajoz që i ka dhënë arkitekturës dhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese”, shkruan gazetari Alex Rühle.

Në Forumin vjetor për Qytetet dhe Ardhmërinë, Tirana ishte përzgjedhur si model i zhvillimit urban dhe arkitektonik të qyteteve të së ardhmes. 

Të fundit