Flash News

KRYESORE

Pas akuzave për shantazh, reagon Denar Biba: Mos bëni dedektivin me mua! Publikoni bisedën e plotë

Pas akuzave për shantazh, reagon Denar Biba: Mos bëni dedektivin me

Pas qarkullimit në media të audiopërgjimit, ku kreu i KQZ Denar Biba dëgjohet të shantazhonte gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledi Bianku, për te ndikuar mbi proceset gjyqësore qe ka qeveria shqiptare për pronat në Strasburg, ka reaguar Denar Biba.

Në një dalje për median Biba kërkon që të publikohet biseda e plotë, teksa shton se ishte një bisedë e bërë mes miqsh.

“Mos bëni dedektivin me mua, s’është nevoja. Unë e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, ndër të tjera edhe në viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjesë e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohës. Metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese.

Ja kaq e thjeshte është. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja. Kerkoni biseden e plote! E keni per detyre”, ka thënë Biba.

Më tej ai shprehet se dilemën për këtë çështje ia lë nën ndërgjegje opozitës dhe atyre që e publikuan. “E neveris si shtetar e jurist këtë që ka ndodhur”, u shpreh më tej Biba nga zyra e KQZ-së.

 

Të fundit