Flash News

KRYESORE

Pas akuzave të Braçes, reagon deputeti i LSI: Nuk i jeni përgjigjur kërkesave, bujqësia ka buxhetin më të ulët

Pas akuzave të Braçes, reagon deputeti i LSI: Nuk i jeni

Deputeti i LSI-­së, Përparim Spahiu ka reaguar pas akuzave të deputetit socialist Erjon Braçe kundrejt ministrit të LSI Edmond Panariti për çmimin e qepës dhe patates.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Spahiu shkruan se përgjegjëse për situatën është indiferenca ndaj kërkesave që janë bërë nga ministria dhe më i uëet ndonjëherë për bujqësinë.

Statusi i Spahiut:

Dhjetë herë më pak se Maqedonia, pesë herë më pak se Kosova është buxheti ynë për Bujqësinë. Asnjëherë nuk ju përgjigjët kërkesave të Ministeisë së Bujqësisë për më shumë fonde madje ky është viti historik me buxhetin më të ulët. Po verifikojmë dëmet që shkaktoi moti në frutikulturë, Dibër e Korçë. Ju lutem si kryetar i komisionit të ekonomisë të kontribuonit maksimalisht për kompesimin total të tyre ashtu siç do kërkoja fonde shtesë për subvencionimin e fermerëve që shesin nën kosto. Ska faje dhe zgjidhje tjetër! Prandaj LSI, e Para pasi do 5 fishojë buxhetin për bujqësinë!

Të fundit