Flash News

KRYESORE

Pas akuzave të Çulit; artistët mbështesin Mirush Kabashin, Turjan Hyska: Unë nuk ndihem i vjedhur

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka bërë disa akuza për aktorin e mirënjohur, Mirush Kabashin, ku i kujton atij rrogën që ka marrë nga TK. Kjo deklaratë e Çulit ka ardhur pas reagimeve të Kabashit, kundër shembjes së teatrit.

Për këtë kanë reaguar shumë figura të politikës dhe jo-politik. Moderatori dhe producenti, Turjan Hyska, nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se ai si taksapagues nuk do ndihej i vjedhur.

"Unë si taksapagues nuk do ndjehesha i vjedhur nëse çdo muaj Mirush Kabashit, Ndrenikes etj, i jepej rrogë edhe pa bërë asnjë punë! Është nder që i kemi mes nesh,"-shkruan Turi.

Kjo nuk është hera e parë që Turi reagon për çështje të cilat ngrihen dhe bëhen kauza.

Të fundit