Flash News

KRYESORE

Pas ambasadorit në Kinë, një tjetër ambasadore e rëndësishme i jep të drejtë Edi Ramës, por i mungon autokritika

Pas ambasadorit në Kinë, një tjetër ambasadore e
Pas ambasadorit shqiptar në Kinë, Selim Belortaja që mbështeti kryeministrin Edi Rama në kritikat që bëri ndaj trupit diplomatik, edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, ndan të njëjtin mendim me kolegun e saj. Faber ka shkuar edhe më tej se Belortaja duke e konsideruar fjalimin e Ramës mbreslënës dhe shumë dimensional. “Kryeministri Edi Rama në një fjalim mbreslënës dhe shumë dimensional mbi fokusin e munguar ndaj diplomacisë ekonomike. Fokusi i ri: zhvillimi ekonomik”, shkruan Faber në rrjetin social ‘Twitter’. Faber dhe Belortaja janë emëruar ambasadorë nga ministri i Edi Ramës, Ditmir Bushati. Por ajo që mungon në reagimet e tyre është autokritika pasi përpara gjithë të tjerëve, kritika e Ramës bie mbi ata të dy për shkak se drejtojnë ambasadat në dy vendet me ekonomitë më të fuqishme në botë. Nëse diplomacia ekonomike shqiptare nuk do të funksionojë me SHBA-në dhe Kinën, atëherë me kë do funksionojë tjetër? “Diplomacia dështoi me fisin Bushati”, Ina Zhupa-Edi Ramës: Nuk ka ambasador që e bën Shqipërinë tërheqëse

Të fundit