Flash News

KRYESORE

Pas 'anti-KÇK’ Rama paralajmëron njësinë e re speciale nga Uashingtoni: Do luftojë korrupsionin dhe evazionin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashington në kuadër të një vizite zyrtare.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë tregon se ka takuar kreun e USAID, Mark Green dhe tregon fokusin e bisedën.

Teksa njofton se kanë diskutuar për Konferencën e Donatorëve, Rama zbulon edhe planin për vënien në funksion të një tjetër njësie speciale, për të cilën thotë se do të luftojë korrupsinin dhe evazionin.

“Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën anti-KÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”, shkruan Rama.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se dy ditë më parë nisi punën në terren ‘Operacioni Forca e Ligjit’ për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special anti-KÇK, ku do të hetohen pasuritë e personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Të fundit