Flash News

KRYESORE

Pas Antimafis-s, biznesmeni nga Shijaku edhe në 'sitën' e OFL, 3 vjet më parë iu konfiskua pasuria, por e rimori në Apel

Pas Antimafis-s, biznesmeni nga Shijaku edhe në 'sitën' e

Dashmir Gjoka, është subjekti i radhës i OFL, pjesë e Ligjit Special.

OFL i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, të dhëna që më pas do të dërgohen në SPAK për verifikim.

Por kush është Dashamir Gjoka? 

Dashamir Gjoka rezulton të jetë dënuar 13 vjet më parë nga drejtësia italiane për veprat e  shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafik njerëzish gjatë 1999 deri më 2001.

Tre vjet më parë i shpëtoi një atentati me kallashnikov, por të shtënat nuk kanë mundur të depërtojnë në brendësi të automjetit të tij të blinduar. Në momentin e atentatit Gjoka ishte duke udhëtuar bashkë me gruan dhe fëmijët e tij.

Në muajin mars 2017 me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda vendosi konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij, në kuadër të ligjit “Antimafia”, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në përfundim të gjykimit të kërkesës me objekt konfiskimin e pasurive në zotërim të personit të mësipërm, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të përshkruar si më poshtë;

Pasuria e sekuestruar

Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë (te reja).

Megjithatë, sekuestro nuk zgjati shumë dhe në korrik të 2017-ës, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke i rikthyer pronat Dashamir Gjokës.

Emiljano Hysenaj

Hysenaj dhe vëllai i tij nga Durrësi janë vënë po ashtu sot nën shënjestrën e OFL.

Emiljano rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash, kurse vëllai i tij Edliri dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Emiljano Hysenaj akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili u godit në 2018-ën, pasi u kapën duke transportuar nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro.

Pjesë e këtij grupi ishin 13 shqiptarë dhe tre të huaj. Kokaina mësohet se transportohej në kontenierë me banane , duke përdorur rrugën normale të transportit nga magazinë e firmës Greenyard  në Bremen, për në vende të ndryshme në Gjermani.

Të fundit