Flash News

KRYESORE

Pas apelit të Rudina Hajdarit, thirrje edhe ish-ministrja në qeverinë Rama: Nuk di se çfarë do të ishte më alarmante se kaq

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, në mandatin e parë të qeverisë Rama, ku kjo e fundit ishte në koalicion me LSI ka ngritur shqetësimin se të rinjtë në Shqipëri kanë humbur çdo shpresë.

Referuar sondazhit të CRCA në Shqipëri dhe Rrjetit Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri, Gjosha thekson se qeveria është në dijeni të këtij fakti dhe ajo refuzon të zbatoj Planin Kombëtar të rinisë.

Kujtojmë se një ditë më parë, deputetja e PD Rudina Hajdari ngriti shqetësimin se të rinjtë në Shqipëri janë të papunë dhe shënojnë nivelin më të lartë në Europë.

Ndërsa publikoi një raport krahasues me vendet evropiane, Hajdari u bënte thirrje të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit që ngrenë më shumë zërin në parlament për të luftuar këtë fenomen.

Statusi i plotë i Gjoshës:

Sondazhi i fundit i CRCA në Shqipëri dhe Rrjetit Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri, tregon për një vendet e BE-së.

Të dhënat e zbuluara nga sondazhi tregojnë se të rinjtë kanë humbur shpresën. Ata përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre.

Dhe ajo çka të trondit më shumë është fakti se edhe pse qeveria është në dijeni të këtij fakti ajo refuzon paturpësisht të zbatoj Planin Kombëtar të rinisë që e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet çdo pike të saj me përpikmëri. Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri konstaton gjithashtu se qeveria ka dedikuar vetëm 0.01% të buxhetit të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri.

Nëse 70% e të rinjve kërkon të largohet, nëse profesionistët dhe shtresa e mesme kërkon të largohet, imagjinoni se si do të ishte Shqipëria e së ardhmes. E nëse kjo nuk quhet emergjencë kombëtare realisht nuk di se çfarë do të ishte më alarmante se kaq!

Asgjë nuk ka vlerë më shumë se shpresa dhe ëndrra e rinisë. Fundja e ardhmja varet nga energjia, puna dhe kontributi i tyre. Me këtë qeveri dhe me këto ritme duket se edhe mosha e tretë do të kërkoj largimin nga Shqipëria!

situatë alarmante, ku 70% e të rinjve kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të jetuar në një nga

Nevoja për politika punësimi dhe arsim cilësor është domosdoshmëri, por mbi të gjitha është detyrim dhe përgjegjësi e çdo qeverie!

Të fundit