Flash News

KRYESORE

Pas Arbanës reagon dhe Drini Zeqo: Zysh Irisi nuk është ndonjë gjë për t`u mburrur

Të shtunën që lamë pas në emisionin "Shiko kush luan" me Luana Vjollcën, e ftuar ishte dhe pedagogia e Gazetarisë, Iris Luarasi. Në një nga pyetjet e lojës ishte dhe se kë ka ngelur ajo nga personazhet e njohura.

Luarasi tregoi se ka ngelur Arbana Osmanin dhe tre të tjerë në lëndën "Gazetari Radio". Arbana ka reaguar në një postim në Instastory ku tregoi se ajo punonte për të mbajtur familjen dhe arsyeja pse ka ngelur ishte mosfrekuentimi. Dhe theksoi se e ka kuptuar që nuk të bën të paaftë apo dështak nota ngelëse e një mësuesje.

Mbi këtë lajm, ka reaguar dhe Drini Zeqo, i cili shkruan në postimin e tij në Instastory:

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur.”

Të fundit