Flash News

KRYESORE

Pas arrestimit të të birit, reagon sërish Rrahman Rraja: Mos prisni të bëhem prokurori i tij

Pas arrestimit të të birit, reagon sërish Rrahman Rraja: Mos

Reagon sërish deputeti i PS, Rrahman Rraja sa i takon rastit të Xhisiela Malokut dhe arrestimit të të birit një ditë më parë në Rinas, Rexhep Rraja.

I biri akuzohet nga Prokuroria e Krujës deri tani vetëm për akuzën e ‘përndjekjes’ së ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku, ndërsa kjo e fundit në kallëzimin e kryer në polici, e akuzon për dhunë dhe kërcënim me armë zjarri.

Në këtë reagim të dytë, deputeti kërkon që të hetohet vendndodhja e tij atë ditë kur është kërcënuar me jetë ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, si dhe sqaron se mes familjes së tij dhe të vajzës ka marrëdhënie të vjetra miqësore dhe të pandryshuara.

Më herët, në një prononcim për medita, Rraja deklaroi se i biri nuk kishte ushtruar dhunë dhe se nuk largohet nga grupi parlamentar i PS.

Reagimi i plotë:

“Unë Rrahman Rraja, për shumë vite kryetar i komunës Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:

  1. S'kam marrë pjesë në asnjë lloj presioni mbi policinë dhe kam kërkuar dhe kërkoj të hetohet vendndodhja ime atë ditë.
  2. Mos prisni nga unë që të bëhem prokurori i tim biri dhe mos keqpërdorni fjalët e mia si baba! Po e them shumë qartë që prokuroria duhet ta hetojë çështjen deri në fund.
  3. Familja jonë dhe familja e vajzës kanë marrëdhënie të vjetra miqësore që janë të pandryshuara sot dhe gjithë jetën.
  4. Djali dhe vajza kane pasur një marrëdhënie disa vjecare dhe pavarësisht asaj që mendoj unë, e përsëris, kjo çështje i takon drejtësisë, jo politikes”

Të fundit