Flash News

KRYESORE

Pas arrestimit të vrasësit, Demiraj shkon te familjarët e Artan Cukut dhe u dorëzon medaljen

Pas arrestimit të vrasësit, Demiraj  shkon te familjarët e Artan

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj u ka dorëzuar sot familjarëve të ish-komisarit Artan Cuku, Medaljen e Nderit. Demiraj ka vlerësuar me medalje (pas vdekjes) Cukun me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Në takimin që kishte zhvilluar me familjarët më 29 maj, ministri Demiraj u kishte premuar atyre arrestimin e vrasësit dhe pas dy javësh Mikel Shallari ra në prangat e policisë.

Mësohet se Artan Cuku do të dekorohet edhe nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Të fundit