Flash News

KRYESORE

Pas asfiksimit të 78 nxënësve në Shupenzë, gjimnazistët rikthehen sot në bankat e shkollës; kaldajat të fikura

Pas incidentit që ndodhi në gjimnazin “Rifat Manjani” në Shupenzë të premten e kaluar, ditën e sotme ka nisur mësimi. Nxënësit shprehen për Politiko.al se sot ka nisur mësimi normalisht.

Shkak i incidentit, që pasoi me asfiksimin e 78 nxënësve qe mosfunksionimi i oxhakut. Burime nga policia bëjnë me dije se deri tani nuk ka asnjë person të proceduar penalisht për këtë rast.

Në ambientet e shkollës specialistë të ISHP-së vendosën aparatura për matjen e ndotjes. Sistemi i ri i ngrohjes në shkollë u testua sërish dhe nuk paraqiti problem. Ditën e djeshme kaldajat janë mbajtur ndezur dhe çdo gjë ka funksionuar normalisht.  Sipas ISHP-së, tashmë nuk ka  rrezikshmëri për nxënësit.

Por burime nga brenda gjimnazit bënë me dije se kaldajat do të qëndrojnë të fikura dhe disa ditë, pasi për rritjen e sigurisë, do bëhen disa ndryshime në sistemin e ngrohjes./Politiko.al/

Fotot sot nga gjimnazi "Rifat Manjani"

Të fundit