Flash News

KRYESORE

Pas ‘Astirit’ dhe ‘Shkozës’, qeveria vendos të shembë 46 banesa të tjera pa i dëmshpërblyer banorët

Pas ‘Astirit’ dhe ‘Shkozës’, qeveria vendos të

Pas zonës së ‘Astirit’ dhe asaj të ‘Shkozës’ qeveria ka vendosur të shemb disa banesa të tjera pa dëmshpërblyer fillimisht pronarët e tyre.

Bëhet fjalë për banesat të cilat preken nga ndërtimi i segmentit numër 3 të Bulevardit të ri. Janë 46 banesa të cilat janë parashikuar të shemben dhe banorëve të tyre u është ofruar si zgjidhje nga ana e Bashkisë ose trajtimi me bonos qiraje ose një kredi e butë.

Deputetja Jorida Tabaku ishte pranë këtyre banorëve dhe tha se qeveria nuk ka nxjerrë ende VKM-në për dëmshpërblimin e banorëve. Deri më tani, dëmshpërblim kanë marrë banorët, banesat e të cilëve u prekën gjatë ndërtimit të segmentit 1 dhe 2 të Bulevardit.

Tabaku tha se VKM-ja për dëmshpërblimin e këtyre banorëve është miratuar nga qeveria e Partisë Demokratike, ndërkohë që qeveria aktuale në 5 vite nuk ka nxjerrë vendimin për dëmshpërblimin e banorëve të cilët preken nga ndërtimi i segmentit numër 3 të Bulevardit ët Ri.

Nga ana e tyre banorët thanë se nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre pa marrë më parë kompensimin.

 

 

Të fundit