Flash News

KRYESORE

Pas atentatit, flet nëna e Nelson Hysës: S’kam parë kurrë ndeshje boksi të tim biri

Pas atentatit, flet nëna e Nelson Hysës: S’kam parë

Pas atentatit që iu bë sot boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës ku u plagos me 2 plumba, ka reaguar nëna e tij.

Në një intervistë nëna e tij ka treguar se ajo nuk ka dashur kurrë që djali i saj të merrej me boks, pasi ka pasur frikë të shihte të birin tek plagosej në ndeshje.

“Nelsoni që kur ka lindur ka qenë një fëmijë i shkathët. Nuk kemi qenë dakord që të merrej me boks pasi boksi është një sport që do, s’do, do e hash një grusht. Nëna ka dëshirë të mos i prekësh një fije floku fëmijës jo t’i biesh edhe me grusht. Ai ka bërë me dhjetra ndeshje dhe unë kurrë nuk e kam parë. Edhe kur ka dalë në televizor më kanë thanë hajde shikoje, unë kurrë nuk e kam parë sepse nuk mundem”, – është shprehur nëna e Nelson Hysës për ‘Ballkanweb’.

Boksieri i ka marrë plumbat sipër legenit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku paraprakisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është një nga figurat e njohura të sportit në vend dhe është shpallur 18 herë kampion boksi i Shqipërisë.

 

Të fundit