Flash News

KRYESORE

Pas autostradës Tiranë-Durrës, bllokohet një tjetër aks. Ja si do devijohet trafiku për automjetet që lëvizin për në jug

Pas autostradës Tiranë-Durrës, bllokohet një tjetër

Pas autostradës Tiranë-Durrës do të nisin punimet për riparimin e rrugës Feri-Levan. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se ditën e nesërme do të devijohet lëvizja e automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Gjirokastrës dhe Vlorës, si dhe anasjelltas, për shkak të punimeve që do të bëhen në rrugën Fier- Vlorë.

“Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë nesër datë 14.06.2018 në ora 06:00 të mengjesit, rehabilitimin e segmentit nga rotondo ish parku, rruga “Vëllezërit Semanjaku, rruga “Nuredin Aliu” deri te rotondo ish QTU (Qendra GOLD) Fier”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se devijimi i trafikut në drejtimin Fier – Levan (Vlorë, Gjirokastër)  dhe anasjelltas fillon në orën 06:00 datë 14.06.2018

“Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë –Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia (ose Rreth Rrotullimi Sheq), më pas do të vijojë në rrugën Skënderbeu, në rrugën Harilla Bozdo, Stacioni i Trenit (Terminali), Rr. Llukan Toska dhe do të kthehet në rrugën Kujtim Majaci për tu lidhur përsëri me rrugën nacionale (Unaza Perendimore e Fierit)

Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën Kujtim Majaci dhe do të levizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në Rreth rrotullimin Sheq ku lidhen përsëri me rrugën nacionale”, vijon më tej njoftimi.

 

 

Të fundit