Flash News

KRYESORE

Pas barazimit me Atalantën, Gattuso: Ekipi nuk shihej me sy në pjesën e dytë

Pas barazimit me Atalantën, Gattuso: Ekipi nuk shihej me sy në

Milani e mbylli në barazim 2-2 përballjen e djeshme ndaj Atalantës në "Serie A", një ndeshje e cila mund t'i jepte 3-pikëshin kuqezinjve nëse nuk do të kishin humbur disa raste të mira, sidomos në pjesën e dytë.

Këtë gjë ka theksuar edhe tekniku i "djallit", Gennaro Gattuso, i cili është shprehur i acaruar për faktin se në 4 ndeshje ekipi ka bërë të njëjtën gjë.

“Jemi një ekip me dy fytyra. Luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë, por vuajtëm në fund të takimit. Kjo gjë ka ndodhur në katër ndeshje dhe nuk po arrijmë të bëjmë një paraqitje që qëndrueshme për 90 minuta.Duhet të bëjmë më shumë, pasi ka shumë ndeshje për t’u luajtur këtë sezon dhe nëse nuk i mbyllin kur jemi në kontroll, do të jemi në vështirësi. Mendoj se të ruash formën e duhur është e rëndësishme, dhe në pjesën e dytë kemi dalë nga pozicioni jonë nga kombinimi i frikës dhe lodhjes. Nuk mjafton të luash mirë, pasi nuk të jep fitore. Jemi një skuadër e re që po rritet, por në 30 minutat e fundit ekipi nuk shihej me sy”, ka thënë Gattuso për "Sky Sport".

Të fundit