Flash News

KRYESORE

Pas Barçës Nejmarin e tenton edhe Reali. Si ju përgjigj PSG ofertës së ‘çmendur’ të madrilenëve

Pas Barçës Nejmarin e tenton edhe Reali. Si ju përgjigj PSG

Ylli i PSG-së, Nejmar, duket se është në shënjestrën e skuadrave më të mëdha të Primera Division.

Pas ofertës që Barcelona i bëri Nejmarit, e cila u refuzua nga PSG, tentative e radhës për blerjen e tij është bërë nga Real Madrid.

Sipas “L’Equipe”, madrilenët kishin përgatitur një super ofertë për Nejmarin.  Plot 100 milionë euro dhe tre yje si Bejl, Hames dhe Keilor Navas, në këmbim të ylli brazilian.

Të tre këta lojtarë, po kalojnë kohë të vështira në Madrid, dhe formacioni duket shumë larg me Zidanin në stol, dhe kështu, largimi do ishte një opsion më i mirë. Por, është PSG që edhe këtë ofertë të majtë, e ka refuzuar, duke tentuar ta mbajë sërish në ekip Nejmarin.

Ndërkohë, deri në ditët e fundit për sulmuesin, ka oferta edhe nga Barcelona e Juventusi, por duhet pritur për të parë vendimin që do të marrin parizienët.

Të fundit