Flash News

KRYESORE

Pas bashkëpunimit të “Off Guard”, producenti Poo Bear takon Elvanën në Francë

Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata dhe miqtë e saj Ermali dhe Ami, kanë udhëtuar drejt Francës, ku kanë ndjekur “live” edhe koncertet e Beyonce e Jay-Z.

Por Elvana gjatë këtyre pushimeve ka pasur vizita edhe nga producenti Poo Bear, i cili është një ndër më të mirët në Amerikë dhe ka bashkëpunuar me emra të mëdha të muzikës bashkëkohore si Justin Biber, J Bavlin, Zara Larsson, etj.

Nëpërmjet një video të postuar nga këngëtarja në “Instagram”, ajo shfaqet duke përqafuar producentin me të cilin duket se ruan një miqësi të mirë.

Elvana nuk ka nguruar që ta prezantojë atë edhe me miqtë e saj, çiftin Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Kujtojmë se Elvana Gjata realizoi disa këngë në anglisht, ku bashkëpunëtor ishte edhe producenti në fjalë, i cili e ka përfshirë yllin e pop-it shqiptar në albumin e tij të fundit “Bearthday”, me këngën “Shade”.

Të fundit