Flash News

KRYESORE

Pas Besim Hajdarmatajt, të tjerë drejtues pritet të ndryshohen te Krimet e Rënda

Pas Besim Hajdarmatajt, të tjerë drejtues pritet të ndryshohen te

Drejtuesja e re e komanduar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ende nuk ka zhvilluar një mbledhje pune me prokurorët dhe oficerët e kësaj prokurorie. Ditën e parë të detyrës së re, Prela, nuk ka qëndruar gjatë në zyrë, pasi i është dashur të shkojë në Durrës, ku do bëhej prezantimi i Anita Jella, njëkohësisht Prela i nevojitej të bënte dhe dorëzimet e çështjeve që kishte në hetim.

Pritet që ditën e hënë Donika Prela të thërrasë në një mbledhje të përgjithshme të gjithë stafin e këtij institucioni. Por lëvizja që është mëse e diskutueshme në radhët e prokurorëve është se si do të sillet drejtuesja e re e këtij institucioni, me ndryshimin ose jo të zv/drejtuesve të kësaj prokurorie.

Tre zv/drejtuesit e kësaj prokurorie mund të ndryshohen nga Prela në ditët në vijim, duke zgjedhur vetë emrat e personave të ngushtë me të cilët ajo do bashkëpunojë dhe hetojë. Mos harrojmë që në dorë të Donika Prelës, qëndrojnë çështje penale mjaft të nxehta, jo vetëm nga aspekti i hetimit por dhe ndjeshmërisë së opinionit publik.

Dosjet si ajo e Adriatik Llallës, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kokainës 613 kg kokainë, do jenë prova kryesore e punës hetimore të Donika Prelës. Për të vijuar me çështje të tjera si ajo e tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës, të cilët akuzohen për korrupsion, dosje kjo që është mbajtur peng për disa vite nga ish-drejtuesi i kësaj prokurorie Besim Hajdarmataj.

Vetë ky i fundit gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur në detyrë dhe nga sa mësohet është akomoduar në një nga zyrat e katit të tretë të kësaj prokurorie, që dikur ushtronte detyrën e prokurorit i ndjeri Xhevat Hana./Shqiptarja.com/

Të fundit