Flash News

KRYESORE

Pas betimit te noteri, Arta Vorpsi u kërkon anëtarëve të Kushtetueses t'i njohin mandatin

Pas betimit te noteri, Arta Vorpsi u kërkon anëtarëve të

Pas betimit te noterja, Arta Vorpsi ka hedhur sot një tjetër hap.

Televizionet informative raportojnë se Vorpsi u ka drejtuar një kërkesë katër anëtarëve të Kushtetueses, Vitore Tushës, Besnik Muçit, Elsa Toskës dhe Fjona Papajorgji për t’i njohur mandatin si gjyqtare.

Mësohet se Marsida Xhaferllari e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta dhe e betuar para tij si anëtare e Kushtetueses, nuk mori pjesë në mbledhje.

“Lidhur me kërkesën e znj. Vorpsi, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë në vota të barabarta 2 me 2, duke mos arritur të marrin dot një vendim për këtë kërkesë”, raporton News 24.

Të fundit