Flash News

KRYESORE

Pas “Big Brother” Lupce flet për marrëdhëniet me ish-banorët, Katerina: Dua të bëhem police

Katerina dhe Lupçe ishin një nga çiftet më të spikatur dhe më të pëlqyer të edicionit të fundit të “Big Brother”. Ata si çdo çift patën lëkundjet e tyre brenda shtëpisë por ditën se si të stabilizonin jetën në çift.

 Të ftuar në “Pop Culture” ndër të tjera Lupçe mohoi zërat e përhapur kryesisht në rrjetet sociale se ai nuk flet me Fiorentinën.

“Unë me Fiorin flas dhe kemi qenë bashkë në një lokal në Tiranë. Nuk ka ndodhur asgjë me Fiorentinën”, u shpreh ai.

Veç Fiorentinës, çifti thotë se kanë ruajtur raportet me Marjusin e Enidën, Elsamedin, por dhe Olsin.

Ndërkohë, Katerina rrëfeu se është duke vazhduar shkollën për instruktore palestre, ndërsa ëndrra e saj është një tjetër pas kësaj shkolle.

“Pas shkollës mendoj të futem tek Akademia e Rendit”, tregon ajo.                                                

Të fundit