Flash News

KRYESORE

Pas bisedës me kreun e KED, Ambasadorit Soreca 'premton': Gjykata Kushtetuese rikthehet në qershor

Pas bisedës me kreun e KED, Ambasadorit Soreca 'premton': Gjykata

Një një intervistë për radion gjermane Dojçe Vele, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca thotë se muajin që vjen Gjykata Kushtetuse do të fillojë nga funksionimi.

"Po flisja javën e shkuar me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe më tha se ka finalizuar listën me gjyqtarë dhe do t'i çojë Presidentit dhe Parlamentit katër emra të rinj për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kështuqë shpresojmë se muajin që vjen kushtetuesja do të fillojë punë".

Gjykata Kushtetuese ka rreth një vit jashtë funksionit dhe 'paraliza' erdhi gjatë procesit të Reformës në Drejtësi.

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend kishte 9 anëtarë në fillim të reformës, ndërsa dorëheqjet, tërheqjet nga detyra dhe vetingu e reduktuan atë në dy, ndërkohë që zëvendësimi i vakancave është në varësi të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që ka patur problemet e veta me vakancat.

Të fundit