Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas bllokimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Franca paraqet qasjen e re: Katër parimet për zgjerimin e BE
Deutsche Welle ‘zbërthen’ një qasje të re të Francës për reformimin e procesit të zgjerimit të BE.
Në dokumentin e punës që Franca e paraqet për diskutim riafirmohet "mbështetja pa ekuivoke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia i përkasin Evropës, në bazë të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre", shkruhet në dokumentin francez, raporton DW.
"Anëtarësimi faktik" i këtyre shteteve "sapo të jetë reformuar Bashkimi Evropian dhe të jetë bërë më efikas dhe i aftë të reagojë më mirë për shtetet e tij anëtarë dhe shtetet kandidate do ta bëjë Evropën më sovrane dhe më të bashkuar", theksohet më tej në hyrje të dokumentit francez për zgjerimin e BE.
Më tej renditen katër parimet bazë të kësaj qasjeje të re
Sipas Francës, "transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale, të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në shtetet kandidate mbeten të pamjaftueshme."
Qasja e re që propozon Franca në dokumentin e paraqitur për diskutim bazohet në katër parime: "në asociimin gradual; në kushte të rrepta; në përfitime të prekshme; në mundësinë e kthimit pas."
Përsa i përket pikës së parë, Franca kërkon që negociatat të organizohen "në blloqe të politikave, në të cilat do të përfshihen gradualisht shtetet kandidate".
Kushtet e rrepta "duhet të mundësojnë në plan afatgjatë në mënyrë efektive konvergjencën me normat evropiane në fushën e sundimit të ligjit, por edhe konvergjencën ekonomike dhe sociale."
Përfitime konkrete për kandidatët gjatë procesit të anëtarësimit do të thotë që të rritet "mbështetja financiare". Këto përfitime aktualisht mungojnë, konstaton Franca, gjë që ndikon në mosfrenimin e lëvizjeve migratore.
Ky vend kërkon më tej që BE të ketë mundësinë të tërhiqet nga ky proces, "për të siguruar besueshmërinë dhe atraktivitetin" e procesit.
Me bërjen "më graduale të procesit të anëtarësimit", Franca kupton që "të mos hapen më njëkohësisht një numër i madh kapitujsh tematikë", por të ketë "disa faza pasuese, që të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, e cila mban parasysh tiparet specifike të secilit kandidat". Për të kaluar në fazën pasuese, shtetet duhet "të respektojnë në mënyrë efikase kritere precize"; "radha e fazave graduale duhet të garantojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së shteteve kandidate për të marrë pjesë në një politikë, përfitimeve që priten nga këto shtete nga pjesëmarrja në një politikë, dhe nevojës për të ruajtur integritetin e Unionit dhe të politikave të tij."
Përsa u përket "kushteve të rrepta", Franca kërkon në thelb adaptimin e "indikatorëve të verifikueshëm thjesht dhe objektivisht" për matjen e kritereve. Përsa u përket "përfitimeve të prekshme", pala franceze propozon në dokumentin e punës që të shqyrtohet krahas pjesëmarrjes graduale në politikat e BE "shtimi i mbështetjes financiare". Për këtë mund të "zgjerohet në vëllim instrumenti i paranëtarësimit", por që të konsiderohet edhe mundësia që shtetet kandidate të marrin pjesë "të fondeve strukturore që do t'u takonin po të ishin anëtare të BE, bazuar kjo në një rritje graduale në përputhje me fazat që kanë përfunduar dhe reformat."
Kontrolli i fortë politik
Me futjen e parimit të mundësisë "për t'u kthyer pas", Franca kërkon që në përputhje me shkallën e dobësisë ose të gabimeve të një shteti kandidat, të shqyrtohet mundësia që nga "suspendimi i përfitimeve të dhëna, te një hap pas në proces ose madje një suspendim i përgjithshëm, po të shkelen vlerat bazë të Bashkimit Evropian."
Në pikën e "kontrollit më të fortë politik" Franca kërkon që të niset "një reflektim për një artikulim më të mirë midis Procesit të Berlinit, takimeve të nivelit të lartë dhe takimeve të nivelit të lartë BE- Ballkan". Në këtë kuadër "mund të mbahet një takim vjetor i Këshillit Evropian me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të trajtuar çështje me interes të përbashkët".
Franca i kërkon Këshillit Evropian që t'i kërkojë Komisionit të formulojë mbi bazën e ideve franceze, para publikimit të Paketës së ardhshme të Zgjerimit në janar 2020, "propozime për metodën e re (organizimin, procedurat e vendimmarrjes, mekanizmat e monitorimit, rolin e institucioneve të ndryshme evropiane dhe të shteteve anëtare)"./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38