Flash News

KRYESORE

Pas Bregut dhe Bodes, a po përgatit Rama edhe “shpërblimin” e Patozit? Ish-deputeti, kafe me dy të besuarit e kryeministrit

Majlinda Bregu, Astrit Patozi dhe Ridvan Bode janë tre prej disa emrave të cilët mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputet në radhët e Partisë Demokratike. Që prej 2013-ës emrat në fjalë, por edhe pak të tjerë, janë shfaqur publikisht si kritik ndaj lidershipit të PD-së, Lulzim Basha.

Për oponencën e tyre brenda opozitës, Bregu dhe Bode, duket se e morën edhe “shpërblimin”. Me mbështetjen e qeverisë, Bregu u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ndërsa Bode u propozua nga qeveria dhe u votua nga deputetët e mazhrancës, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, sot është publikuar një foto, ku në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut, shfaqet Astrit Patozi, së bashku me ish-ministrin, aktualisht deputetin e PS-së, Ilir Beqja dhe gazetarin Mero Baze.

Beqja është një nga ministrat më të akuzuar nga Partia Demokratike ndërsa gazetari Baze është i njohur për afërsinë e tij me kryeministrin Rama.

Shfaqja e Patozit në të njëjtën tavolinë me dy të besuarit e kryeministrit, nuk është habi që emrin e tij ta shohim si një propozim të mazhorancës në ndonjë institucion.

Të fundit