Flash News

KRYESORE

Pas darkës me Ramën dhe Thaçin, flet Haradinaj: Nuk pranoj ndarje të Kosovës

Pas darkës me Ramën dhe Thaçin, flet Haradinaj: Nuk pranoj

Në media u përfol se qëllimi i darkës së kryeministrit Edi Rama me liderët kosovarë në shtëpinë e Presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë, ishte bindja e kryeministrit të Kosovës, Ramusha Haradinaj që të heqë dorë nga taksa 100% ndaj Serbisë dhe të bjerë dakord për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj në një dalje për media, i hodhi poshtë këto teza, duke pohuar sot se qëndrimi i tij është i pa kompromis ndaj çështjeve që lidhen me territorin dhe se nuk i bashkohet askujt që e çon Kosovën drejt ndarjes.

Pra, asnjë aspekt, a është qeveri, a post, a detyrë a çka do qoftë, nuk do të më pengojë që të mos e di se cili është drejtimi im. Nuk do t’i bashkohem askujt që e çon Kosovën kah ndarja, e ka lëvizja me kufij e territore. E kam bërë të qartë, kush do të shkojë kah do, unë e di që nuk jam me të, ose me ta, kush do qofshin ata, të brendshëm apo të jashtëm, kush e çon vendin tim nga ndarja, luajtja me kufij, territore , të merr përgjegjësinë, por unë nuk do të jem me ta”, sqaroi Haradinaj.

Ndërkohë, duke përsëritur qëndrimin e tij për taksën ndaj Serbisë, kryeministri tha se është e papranueshme që Serbia të vendosë kushte të tilla për dialog. Haradinaj gjithashtu nuk e fshehu frikën për atë që e cilësoi si “shija e marrëveshjes finale me Serbinë”.

Nuk e di si do të jetë shija për të gjithë ne, për ne që jetojmë në Kosovë. A do të ketë shije, a do të mund të jetojmë me atë shije. Për këtë jam i pa kompromis ndaj kujtdo qoftë, a është në koalicion apo opozitë, a do jetë partnerë sot, apo nesër, apo kundërshtar politik”, theksoi Haradinaj.

Të fundit