Flash News

KRYESORE

Pas dasmës vrau hasmin...historia përsëritet pas 19 vitesh në Kukës

Pas dasmës vrau hasmin...historia përsëritet pas 19 vitesh

Një vrasje e kryer 19 vite më parë në zonën e Kukësit, i ka hapur plagët sërish, ku djali i Ismail Alidinit, ka marrë hak për babanë e tij, të vrarë në 1997 nga shtetasi Behram Isa, babai i viktimës Miraim Isa.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një fshat të Kukësit një vit më parë. Djali i mbetur jetim ishte 5 vjeç, i cili rritej bashkë me rrëfimin e familjarëve të tij se si iu vra i ati në oborrin e shtëpisë. Në të vërtetë, vrasësi u kap nga Policia dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie. Ai para disa vitesh doli nga burgu dhe më pas vdiq në shtëpi, por duket se kjo nuk e ka zgjidhur situatën e rënduar mes dy familjeve. 

Të dy të rinjtë ishin në një dasmë në një fshat në Kukës, dhe teksa po ktheheshin nga dasma ata janë ulur me shoqërinë e tyre në ambientet e një lokali. Por pikërisht në këtë çast, djali i viktimës së vrarë në 1997, shtetasi 24 vjeçar Ismail Alidini, ka sulmuar dhe qëlluar disa herë me thikë shtetasin Miraim Isa, duke e lënë të vdekur në vend. 

Megjithëse ai është larguar me shpejtësi policia e Kukësit ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë autorin e krimit të rëndë, duke e akuzuar për akuzat “Vrasje për gjakmarrje", "Prodhimit mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta". Tashmë dosja penale në ngarkim të Ismail Alidinit është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dhe se pritet që shumë shpejt të fillojë gjykimin. shqiptarja.com

Të fundit