Flash News

KRYESORE

Pas debatit për Tupen, gazetari nxjerr me foto “mosmarrëveshjen” tjetër mes Sandër Lleshit dhe Ardi Veliut

Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi mohoi lajmin se pedagogu Edmond Tupja dhe 24 protestues të tjerë janë proceduar penalisht, vihet re një tjetër "përplasje" sa i takon koordinimit të urdhrave të tij nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Sot, Lleshi dha një tjetër urdhër, atë të shmangies së efektivët rrugore që dublojnë semaforët, ndërsa gazetari i ‘abc news’, Armand Bajrami publikon me foto se urdhri i ministrit si duket nuk është marrë ende në konsideratë nga vartësit, pasi policët vijojnë të qëndrojnë ende në kryeqëzimet e semaforëve.

“Pas lojës "u procedua Tupja-s'u procedua Tupja" Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vijojnë të "mirëkoordinohen".

Në foton 1, urdhri i Ministrisë së Brendshme për të shmangur në maksimum efektivët rrugore që dublojnë semaforët.

Në fotot e tjera, "reflektimi" i policisë mbi urdhrat e ministrit”, shkruan gazetari.

 

Të fundit