Flash News

KRYESORE

Pas deklaratave të Bashës, vjen reagimi i PS-së: Një gjë e tha të re kryedemokrati

Pas deklaratave të Bashës, vjen reagimi i PS-së: Një

Pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se prokuroria, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për mbrojtjen e vëllait të ministrit të Brendshëm ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialise.

Është Taulant Balla ai i cili në një reagim në Facebook shkruan me ironi, “Por një gjë të re e ka thënë sot Lulëzim Basha dhe të mos i’a hamë hakun që e tha qartë përmes rreshtave: Audiopërgjimi po manipulohet nga shteti italian me urdhër të treshes Rama-Xhafaj-Marku”.

Reagimi i Taulant Ballës:

Avokati dhe varrmihesi i Babales Lulezim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysem! 4 ne parlament, gjysem ne internet dhe 1 ne kuzhinen e baltes se Shqupit. Ne fakt ka qene i njejti fjalim, i perseritur 5 here e gjysem dhe pa e zene me goje emrin e Babales, ai ka folur vetem per fundin e paralajmeruar te babaleskandalit. Sepse tanime edhe Lulezimi qe e futi Babalen ne gropen ku tani po bie vete, e ka marre vesh qe te gjithe e kane marre vesh se e gjithe historia eshte nje sajese e Saliut dhe e atij vete... Por nje gje te re e ka thene sot Lulezim Basha dhe te mos i’a hame hakun qe e tha qarte permes rreshtave: Audiopergjimi po manipulohet nga shteti italian me urdher te treshes Rama-Xhafaj-Marku.

Të fundit