Flash News

KRYESORE

Pas deklaratave të Patozit, reagon Ristani: “Keqardhje! Pazari nuk është pjesë e moralit tim dhe të PD”

Pas deklaratave të Patozit, reagon Ristani:  “Keqardhje! Pazari nuk

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në “facebook”,  ndaj deklaratës së Astrit Patozit, i cili në emisionin “Top Story” tha se Basha i ofroi pazar që ai të mos e sfidojë. Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negocimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

Ja postimi i Ristanit  në “facebook”: “Në përmbushje të detyrave të mia si Sekretar i Pergjithshëm i PD dhe në interesin e saj më të mirë, kam bërë përpjekje që gara për kryetar të PD të ofrojë garanci statutore, gjithpërfshirje dhe të jetë një proces bashkimi për partinë ashtu sikurse një proces emancipimi për të gjithë shoqërinë!

Keqardhje që "negocimi" për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare konsiderohet si pazar.

Pazari nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e moralit tim, ashtu sikurse i kulturës politike te PD.”

Pas vetpërjashtimit të Patozit, gara për kreun e PD do të vijojë mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit.

Të fundit