Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës në seli, Lulzim Basha mbërrin në Lezhë për t’u takuar me strukturat

Pas deklaratës në seli, Lulzim Basha mbërrin në Lezhë

Menjëherë pas deklaratës në selinë blu ku kërkoi hetim transparent dhe të paanshëm për kryebashkiakun e arrestuar, Fran Frrokaj, kreu i PD-së, Lulzim Basha u nis drejt qytetit të Lezhës.

Mediat lokale raportojnë se Basha ka mbërritur në Lezhë dhe ka nisur takimin me strukturat në këtë qytet.  Ai ka shmangur komunikimin me mediat.

Ndonëse është ende herët, procesi gjyqësor mund ta detyrojë kryebashkiakun Frrokaj që të jap dorëheqjen nga posti, çka do e çonte Lezhën në zgjedhje të parakohshme.

Arrestimi i Frrokajt, Basha del në në konferencë me 4 deputetë: Kërkojmë hetim të drejtë dhe transparent; jo drejtësi selektive kundër një krahu politik

Të fundit