Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës për klanet mafioze, reagon sërish Lu: Duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit

Pas deklaratës për klanet mafioze, reagon sërish Lu: Duam veprime

Pas deklaratës për klanet mafioze, ka reaguar sërish ambasadori amerikan Donald Lu, i cili bën apel për ndëshkimin e kriminelëve në Shqipëri dhe kërkon zbatimin e reformës në drejtësi.

Lu ka përgëzuar një koment të gazetarit Skënder Minxhozi duke thënë se nuk është luftë mes PS dhe PD, por duhet luftë kundër krimit.

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të llojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, shkruan Ambasadori Donald Lu, duke mbajtur qëndrimin e tij stoik se kriminelët duhet të ndëshkohen.

 

Të fundit