Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës së Dakos, reagon Basha: Urgjentisht hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal

Pas deklaratës së Dakos, reagon Basha: Urgjentisht hetim i

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, kretari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako e konsideroi veten “superman” dher se bën takime me 20 vetë, me 50 vetë në ditë.

Pas deklaratës së Dakos dhe përgjimeve ku dyshohet se kryebashkiaku i Durrësit blen votat me para, ka reaguar sërish kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një shkrim në Facebook, Basha shkruan se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar bashkëpunimi në të gjithë vendin për vjedhjen e votave.

“Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal”, shprehet ndër të tjera Basha.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.

Të fundit