Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës së Vuçiç në Vienë, Beogradi shpalos ‘planin për Kosovën’: Duam ndarje, por jo nga burokratët e Brukselit

Pas deklaratës së Vuçiç në Vienë, Beogradi

Gjatë vizitës që zhvilloi në fillim të këtij muaji në Vienë të Austrisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ftoi këtë shtet që të përfshihet në zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke përjashtuar rolin e Bashkimit Europian.

Ky qëndrim i Vuçiç ishte shpalosje e idesë për të larguar Brukselin nga zgjidhja e problemit midis Serbisë dhe Kosovës, ndërkohë që plani ka filluar të promovohet në Beograd.

Në strategjinë e publikuar nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, për Serbinë “dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve” me Kosovën është togfjalëshi kyç në këshillat e dhëna nga Brukseli sa i takon avancimit të procesit.

Për këtë arsye, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin shprehet se zgjidhja e “problemit kombëtar” nuk mund t’i lihet në dorë burokratëve të Brukselit.

“Ne nuk duhet t’ja lëmë në dorë burokratëve europianë për zgjidhje këtë çështje kombëtare”, deklaroi ai.

Në një tryezë të organizuar në kuadër të debatit për Kosovën, një nismë e Presidentit Aleksandër Vuçiç, Vulin jep edhe zgjidhjen, sipas tij.

“Ajo që duhet të ndodhë në Kosovë është ndarja afatgjatë dhe e fortë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”, vijoi ministri serb.

Vulin nuk dha më shumë detaje si do të bëhet ndarja, por referuar deklaratave të mëparshme të zyrtarëve serbë, kufiri për Serbinë duhet të jetë në Mitrovicë.

Aleksandër Vulin është ministri i dytë i qeverisë serbe, pas Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm, që kërkon ndarjen e Kosovës si zgjidhje përfundimtare. Megjithatë, qeveria e Serbisë është përpjekur të mos paraqesë deri më tani ndarjen si një opsion për zgjidhjen e konfliktit, pasi kjo kundërshtohet nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni.

Të fundit