All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pas dënimit në mungesë me 15 vite burg, Konjari letër Ambasadës Franceze: Vendimi ka minuar të drejtat themelore të njeriut

Pas dënimit në mungesë me 15 vite burg, Konjari letër
All - Paragraf - 1

Gjykata e dënoi me 15 vjet burg, por Domart Konjari vijon të jetë në arrati. Si e fitoi lirinë i akuzuari për një seri vrasjesh dhe akuzat në Francë

All - Paragraf - 3

Domart Konjari, i cili u dënua ditën e djeshme me 15 vite burg në mungesë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vijon të jetë në arrati.

I arrestuar dhe gjykuar për një sërë veprash penale si  “trafik ndërkombëtar droge”, “krijimi i organizatave kriminale”, por edhe një seri vrasjesh, Konjari i ka dërguar një letër amabasadës franceze në Shqipëri, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe në fund mediave me anë të së cilës synon ‘t’i vërë në dijeni mbi shkeljet e Konventës së të Drejtave të Njeriut, shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, shkeljen e të drejtave kushtetuese, shkeljen e të drejtave procedurale dhe ligjore të kryera si nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngritjen e akuzës ashtu edhe nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjykimin e çështjes penale në ngarkim të tij”.

Në letrën Konjari ashkruan se GJKKKO dje dha një vendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut.

Më tej ai deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan në seancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka ka dhënë një vendim pa praninë e tyre.

Ndërkohë ai mohon akuzën e vrasjes, duke theksuar se ndaj tij nuk është regjistruar asnjëherë një akuzë e tillë në prokurori.

“Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material”, shprehet Konjari në letrën e formuluar nga avokatët.

Konjari, është marrë si i pandehur dhe është akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve norkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” “Organizate kriminale”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu ai dyshohet se drejton rrjetin e trafikut të kokainës me lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.

Të fundit