Flash News

KRYESORE

Pas dënimit për sherrin me Cosman, Noizy fshin postimet në Instagram: Do ju suprizoj me diçka që më ka ngel peng

Një ditë pas dënimit nga gjykata e Prishtinës, lidhur me përplasjen me armë me reperin tjetër nga Kosova, Cosman në shtator të 2016-ës, reperi i njohur Noizy ka fshirë thuajse të gjitha postimet e tij në Instagram.

Ai ka lënë vetëm një pjesë muzikore që paralajmëron bashkëpunimin e radhës me artistin italian Ghali, si dhe një tjetër të fundit ku shkruan: “Nëse unë e mbyll instagramin, jam ende Noizy me real Followers. Nëse ti e mbyll instagramin? Je askush ????… kam disa projekte qe do dalin tani, këto kohë, besoj para vitit ri. Dhe me pas do ju suprizoj me diçka që më ka ngel peng në zemër. Ju dua të gjithëve”.

Nuk dihet pse reperi e ka marrë këtë vendim, ndërsa mbetet për tu mësuar në ditët në vijim.

Dje, Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor, i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizy-t është dënuar me 6 muaj burg.

Të fundit