Flash News

KRYESORE

Pas dënimit të FIFA-s, Shkumbini ndëshkohet edhe nga FSHF-ja

Pas dënimit të FIFA-s, Shkumbini ndëshkohet edhe nga FSHF-ja

Ekipi i Shkumbinit, pasi u ndëshkua nga FIFA me heqjen e 3 pikëve për shkak se nuk kishte paguar një lojtar, në vendimet e bëra zyrtare sot nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, Shkumbini dënohet edhe për mospërmbushje të përgjegjësive dhe për përsëritje të shkeljeve disipinore.

Këto janë disa nga vendimet e Disiplinës:

  1. KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përsëritje të shkeljeve disipinore, dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve në fushë asnjanëse. Ekzekutimi i këtij dënimi do të fillojë menjëhere pas përfundimit të ekzekutimit të dënimit të mëparshëm , sipas vendimit Nr.07, datë 08.03.2018 të Komisionit të Disiplinës.
  2. Zyrtari i KF “Luzi 2008”, Gëzim Bushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
  3. KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, dënohet me 4 ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.
  4. Lojtari i KF “Besa” U-17, Dritan Murrizi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
  5. Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Silvio Cela, për dhunë ndaj kundërshtarit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Aurel Meminaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF “Rubiku”, Armand Marku, për dhunë ndaj kundërshtarit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF “Rubiku”, Armand Shtija , për dhunë ndaj kundërshtarit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Laci” U-19, Henrik Bruka, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

 

Të fundit