Flash News

KRYESORE

Pas denoncimeve për Xhafajn, Basha shfaqet në krah të ambasadorit Lu

Pas denoncimeve për Xhafajn, Basha shfaqet në krah të ambasadorit

Prej më shumë se një jave, Partia Demokratike vijon me publikimin e materialeve që tregojnë mbështetjen e fuqishme që ka patur Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në shmangien nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 7 vite e 2 muaj burg, dhe vijimin e aktivitetit në Vlorë i pashqetësuar nga autoritetet.

Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha është shfaqur së fundmi në krah të ambasadorit amerikan, Donald Lu. Basha dhe Lu kanë qenë të pranishëm në aktivitetin e dekorimit të Drejtori i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff.

Pak ditë më parë, ambasadori Lu reagoi ashpër kundër kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të mos fliste më në emër të tij, në një kohë kur kryeministri e kishte kthyer ‘armë politike’ përdorimin e emrit të ambasadorëve për të kundërshtuar opozitën.

Të fundit