Flash News

KRYESORE

Pas denoncimit nga opozita, Peleshi shkarkon drejtorin: Nuk e dija që ishte i dënuar!

Pas denoncimit nga opozita, Peleshi shkarkon drejtorin: Nuk e dija që ishte

Ditën e sotme deputeti i LSI-së Brahimllari denoncoi  emërimin në krye të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat të Nexhip Merollit, të një të dënuari nga gjykata për falsifikim vulash e dokumentesh.

Pas denoncimit publik me dokumente që dëshmonin emërimin në krye të tij, ka reaguar Ministri Niko Peleshi i cili ka lajmëruar shkarkimin nga detyra të Merollit. 

“Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Qeveria e Shqiperisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastertisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Të fundit