Flash News

KRYESORE

Pas denoncimit nga PD, Rama ‘i jep meritat’ KQZ për largimin e Agim Kajmakut: Provoi se mbron ligjin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht në twitter lidhur me shkarkimin e kreut të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku sot nga KQZ.

Rama shkruan se KQZ provoi se është një institucion që mbron ligjin dhe interesin publik dhe jo vegël e partive.

“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”, shkruan Edi Rama.

Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjetër, Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Pak ditë më parë, Prokuroria ka konfirmuar se pas verifikimit të shenjave të gishtave personi Jorgo Toto dhe Kajmaku është i njëjti person.

Fillimisht Kajmaku i mohoi akuzat, por pas reagimit të organit të akuzës ai u justifikua se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi, megjithatë sot iu hoq mandati nga mbledhja e KQZ.

Të fundit