Flash News

KRYESORE

Pas denoncimit të Bashës, FNSH vihet në lëvizje dhe rrethon Shkodrën; kontrolle në Tiranë dhe Durrës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi pasditen e sotme se lagja ‘Rus’ në Shkodër është jashtë kontrollit të shtetit dhe njerëzit atje kanë frikë të lëvizin në rrugë për shkak të bandave kriminale. Menjëherë pas këtij denoncimi, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën dhe po ushtrojnë kontrolle të shumta në banesa dhe biznese.

Në këtë lagje jeton edhe fisi Bajra, që opozita i ka denoncuar si një prej grupeve kriminale që kontrollon Shkodrën.

Por kontrollet e FNSH-së nuk janë fokusuar vetëm në Shkodër, por janë shtrirë edhe në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në media po ngrihet gjithnjë e më shumë shqetësimi për situatën e rënduar kriminale në të gjithë vendin, ndërkohë që qytetarët po shprehin hapur frikën dhe pasigurinë që ndjejnë.

“Kjo nuk është detyra ime”, Fatmir Xhafaj refuzon të mbajë përgjegjësi: Viktimat në Shkodër kanë qenë vetë vrasës

Të fundit