Flash News

KRYESORE

Pas denoncimit të Berishës për gazin lotsjellës në zyrat e ALUIZNI-t, reagon policia

Pas denoncimit të Berishës për gazin lotsjellës në

Pas postimit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, për ngjarjen që po ndodhte në zyrat e  ALUIZNI-t ka ardhur edhe deklarata për shtyp nga ana e  policisë.

Berisha bëri publike një informcaion i cili vinte nga një qytetar, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes ku sipas të cilit te ALUIZNI i Durrësit kishte  ndodhur një sulm me gaz lotsjellës. Më tej qyetari shtonte se Lefter Koka, bashkë me të birin kishin hyrë e po grisnin dosje.

Njoftimi i policise:

Informacion paraprak.

Më datë 22.05.2017, rreth orës 15: 30 jemi njoftuar se në Zyrat e Aluiznit, Durrës personat e pranishëm kanë ndjerë një aromë mbytëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku disa persona kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje, por pa probleme për shëndetin.

Nga ana jonë është lajmëruar prokurori I gatshëm, Forcat Zjarrëfikëse dhe ambulanca, me qëllim parandalimin e çdo nevoje emergjente.

Situata në këto momente është normale dhe theksojmë se në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës nuk është paraqitur asnjë person.

Është ngritur grupi hetimor dhe pritet të përcaktohet nga ekspertët lloji I lëndës e dyshuar e hedhur në këtë ambjent dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit