Flash News

KRYESORE

Pas deputetëve, Rama mbledh edhe kryebashkiakët. Pritet t'iu japë porosi për zgjedhjet e ardhshme

Pas deputetëve, Rama mbledh edhe kryebashkiakët. Pritet t'iu

Partia Socialiste ka "ndezur motorët" për zgjedhjet e ardhshme të 2021-shit, menjëherë pas rikthimit nga pushimet, ku kreu i kësaj force politike Edi Rama u shpreh i bindur për fitimin e një mandati të tretë qeverisës.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Rama ka thirrur në një mbledhje dhe kryebashkiakët, takim i cili pritet të mbahet në Elbasan. Takimi me krybashkiakët pritet të zhvillohet një ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila do të mbahet më 4 shtator. Në fokus të takimit pritet të jetë tematikën e zgjedhjeve të ardhshme, ku Rama pritet t'iu japë porosi njësoj siç bëri me deputetët një ditë më parë, ku këta të fundit i paralajmëroi dhe se askush nuk do e ketë vendin të sigurtë në lista.

Në Asamblenë Kombëtare, të premten më 4 shtator, Rama do të zyrtarizojë drejtuesit e rinj të qarqeve dhe gjithashtu do të zgjidhet dhe Kryesinë e re e PS-së, ku nuk përjashtohen surprizat në emra.

Të fundit