Flash News

KRYESORE

Pas deputetit Agron Shehaj, dhe biznesmeni shqiptar dhuron shtëpinë dy katëshe për vajzat jetime

Gjesti i deputetit demokrat të Vlorës, Agron Shehaj i cili tha se sa të jetë deputet rrogën e tij do e jepte për 6 vajzat jetime në Kukës, bëri xhiron e mediave dhe vlerësimin e qytetarëve.

Por, në media ka qarkulluar lajmi se një qytetar nga Lezha, i cili ka biznese të vogla ka dhuruar shtëpinë e tij dy katëshe në këtë qytete për vajzat. Mësohet se personi që ofron shtëpinë është Arben Fusha, baba i 5 vajzave.

Kujtojmë që 6 motrat nga Kukësi mbetën jetime pasi i humbën të dy prindërit. Edhe personalitete publikë kanë reaguar në mediat sociale, duke kërkuar ndihmë për vajzat. Ishte Noizy një ndër to, i cili u bëri thirrje djemve kuksianë në Londër që të ndihmojnë vajzat.

Video/ Agron Shehaj dhuron rrogën e deputetit për 6 vajzat jetime: Do ta bëj me kënaqësi

Të fundit