Flash News

KRYESORE

Qytetari nga Fushë – Preza fundos dëshmitarin Ylvi Beqja: Më mashtroi, dola garant për paratë …

Qytetari nga Fushë – Preza fundos dëshmitarin Ylvi Beqja:

Pas deputetit socialist nga Shijaku,  i cili dëshmoi për takimet e tij me Shullazin, para regjistrimit të pronës, kur ai ishte kreu i hipotekës, sot ka qenë radha e një qytetari nga Fushë- Preza, i cili ka sjellë dëshmi që fundosin dëshmitarin kyç në procesin Shullazi.

Sali Cakja tha se i ka dhënë një borxh Ylvi Beqjas, sot dëshmitar i mbrojtur, një borxh që i kalon të 150 eurot,, për të blerë një pronë, por ky i fundit nuk ka kthyer ende borxhin. Dëshmitari tha se Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin.

“Ylvi Beqja më ka kërkuar para për të blerë një pronë, por nuk më ka dhënë asnjë lek. Unë kam hyrë si garant dhe paratë nuk janë të miat. Di gjë Ylvi Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin” – tha dëshmitari në seancë.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme ka përfunduar dëshminë e saj edhe noterja Drita Pepa, e cila dyshohet se ka nënshkruar aktin ku Shullazi rezulton 30% pronar i hotel “Vollgës”.

Emiljano Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza. Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule.

Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

“Kam patur problem me një proces gjyqësor në Apel, që lidhej me ish-hotel Vollgën. Avokati im më tha se këtë çështje mund të ma zgjidhte Emiljano Shullazi. E kam takuar dhe me të ramë dakord, që nëse me zgjidhte problemin në fjalë, do të merrte 20 për qind”, ka deklaruar Beqja pak kohë më parë para trupit gjykues.

 

Të fundit