Flash News

KRYESORE

Pas dështimit me kryebashkiakun e natës, Veliaj i shton Tiranës një kryetar të ri

Pas dështimit me kryebashkiakun e natës, Veliaj i shton Tiranës

Në fund të 2016-ës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se kryeqyteti do të kishte edhe një kryebashkiak të ri të cilin e pagëzoi si ‘kryebashkiaku i natës’. Por kjo lëvizje, një nga të shumtat e Veliaj sa i takon imazhit të tij, u shua pa lindur ende mirë.

Rastet kur ‘kryebashkiaku i natës’ ja doli të ishte lajm numërohen me gishtat e njërës dorë ndërsa prej disa muajsh është harruar. Por duket se për të mbuluar dështimin me ‘kryebashkiakun e natës’, Veliaj ka vendosur të hedh në qarkullim një kryebashkiak të ri.

Në njoftimin e shpërndarë së fundmi nga bashkia, citohet Veliaj që thotë se Tirana do të ketë një kryetar për biçikletat. “Lajmi tjetër i mirë është se Tirana do të ketë një kryetar bashkie vetëm për  biçikletat dhe ky është Ened Mato: një aktivist, i cili gjithsesi e bën këtë punë, por tani besoj se ka ardhur koha të kemi dikë me kohë të plotë që të kujdeset jo vetëm për përdorimin e biçikletave, por edhe për korsitë, për mësimin e biçikletave në shkolla, kopshte, e mbi të gjitha të promovojë kulturën e biçikletës”, shprehet Veliaj.

Nuk dihet nëse dhe ‘kryebashkiaku i biçikletave’ do të ketë ‘fatin’ e atij të ‘natës’ por mundësitë janë për aq kohë sa kryebashkiaku i ‘madh’ kërkon që të jetë protagonisti i vetëm.

 

Të fundit