Flash News

KRYESORE

Pas “dështimit” me Realin, Lopetegui mund të drejtojë një tjetër skuadër europiane

Pas “dështimit” me Realin, Lopetegui mund të drejtojë

Ish-trajneri i Realit të Madridit, Julen Lopetegui, i cili mori në drejtim “Los Blancos” pas ikjes së Zidane, ka vendosur t’u japë fund pushimeve dhe të mendojë për të drejtuar një skuadër tjetër.

Sipas “Estadio Deportivo”, tekniku pritet të marrë në fund të sezonit, drejtimin e ekipit të Betis-it.

Trajneri aktual, Kike Setein, me shumë mundësi do të lërë skuadrën andaluziane dhe do t’i hapë rrugën Lopetegui.

Deri tani nuk ka asgjë zyrtare, por çdo gjë pritet të vërtetohet në fund të sezonit aktual.

Kujtojmë se Lopetegui u largua nga Reali pa përfunduar gjysmën e sezonit dhe vendin e tij e mori Solari, i cili gjithashtu nuk e pati të gjatë tek madrilenët.

Të fundit