Flash News

KRYESORE

Pas disa javësh mungesë, Kryemadhi rikthehet me një ftesë për Ramën:  Të ulemi siç bëmë me policinë

Pas disa javësh mungesë, Kryemadhi rikthehet me një ftesë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është rikthyer pas disa javësh mungesë në media dhe i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij një ftesë të hapur për bashkëpunim. 

Nisur nga debati për largimin e rreth 200 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, Kryemadhi e fton atë që të shqyrtojë paketën anti-varfëri të LSI, siç ndodhi edhe me 19 amendamentet e propozuara nga kjo forcë politike për ligjet e policisë.

“Largimi i shumë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike nuk është zgjidhje, por është një kamxhik politik në duart e qeverisjes.  LSI ka ofruar paketën anti-varfëri dhe e ftojmë qeverinë që të ta diskutojmë edhe një herë këtë paketë siç bëmë me ligjet për policinë shqiptare, ku 19 propozimet tona u pranuan”, u shpreh Kryemadhi.

 Ndër të tjera, ajo foli edhe për ligjin për taksat dhe rrezikun e falimentimit të bizneseve.

“Kjo nuk është çështje personale e Ramës, por mbijetesa së qindra bizneseve, që po i çon drejt falimentit. Po shkatërrohet shtresa e mesme, boshti i ekonomisë shqiptare. Në vetëm 2 muaj 2500 biznese kanë kërkuar të mbyllen. Rrogat rrinë vendnumëro nga taksat vazhdojnë e rriten”, tha kryetarja e LSI, para gazetarëve.

 

Të fundit