Flash News

KRYESORE

Pas disa vitesh heshtje, artistja shqiptare i rikthehet muzikës: Pse i vendosa vajzës emrin Elvis

Pas disa vitesh heshtje, artistja shqiptare i rikthehet muzikës: Pse i

Pas disa vitesh tërheqje nga muzika, artistja e madhe shqiptare Liljana Kondakçi do t’i rikthehet këngës. Mund të bashkëpunoj me ndonjë kompozitor dhe mund të rikthehem”, u shpreh Liljana, në “Pasdite në Top Channel”, teksa shtoi se i pëlqen muzika aktuale, ndonëse në çdo kohë ka vend për vërejtje.

Artistja u rrëfye për jetën, familjen, dashurinë, pasionin për muzikën, miqësitë me artistët dhe me çfarë merret sot.  Ndër miqtë e saj më të ngushtë ajo përmend Ema Qazimin, Luan Zhegun dhe Sherif Mejdanin.

Në emision pati edhe një mesazh nga Luan Zhegu. Ai tregoi detaje nga një nga koncertet që kanë marrë pjesë së bashkë, ndërsa më pas dha edhe vlerësimet e tij për Liljanën. “Je një nga artistet më të mëdha, do të mbetesh një ikonë e këngës së lehtë shqiptare”, u shpreh Zhegu.

Më tej, Liljana foli edhe për familjen dhe vajzën e saj, të quajtur Elvis.

“Vajza mban emrin Elvis. Kam qenë një fanse e Elvis Presley-t. Kur kam qenë shtatzënë nuk e dija nëse do të ishte djalë apo vajzë, por unë e kisha ndarë se si do ta vendosja emrin”, tregoi Liljana Kondakçi.

Të fundit